Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EURO 2024 në Gjermani: Rritet numri i ekipeve nga 16 në 24, një mundësi e mirë për Kosovën

NULL NULL
29.03.2020 13:33

Janë zbuluar tashmë disa nga detajet kryesore lidhur me Kampionatin Evropian 2024.

Në kohën kur Euro 2020 është shtyrë për vitin 2021, planet kanë filluar të realizohen për Euro 2024.

Kampionati Evropian 2024 do të zhvillohet në Gjermani. Por, cilat janë detajet tjera?

Këto janë informatat kryesore rreth kualifikueseve dhe nikoqirëve, kombëtareve dhe formatit për turneun që mbahet në Gjermani, njofton Goal.com përcjell Klan Kosova.

Në këto kualifikime natyrisht se do të marr pjesë edhe Kosova.

Kur zhvillohet Euro 2024?

Euro 2024 do të zhvillohet mes qershorit dhe korrikut të vitit 2024. Një total prej 24 skuadrave do të garojnë në këtë turne, me shortin që tërhiqet në dhjetor të 2023-ës.

Kur fillojnë kualifikueset për Euro 2024?

Kjo është pjesa e rëndësishme për kombëtaren e Kosovës. Kualifikueset për Euro 2024 pritet të fillojnë në mars të vitit 2023, kurse shorti për grupet e eliminatoreve do të tërhiqet në dhjetor të 2022-ës. Gjermania kualifikohet automatikisht, si nikoqire e turneut.

Cilat janë stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e Euro 2024?

Ku do të zhvillohet finalja e Euro 2024?

Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini, do të jetë vendi ku zhvillohet finalja e Euro 2024. ‘Berlin’s Olympiastadion’ do të jetë arena. Aty është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Botës 2006.

Skuadrat në Euro 2024:

Numri i skuadrave garuese për Euro është rritur nga 16 në 24, kështu që derisa nuk ka ndonjë ndryshim, njësoj ndodhë edhe në Euro 2024. Gjermania do të jetë e kualifikuar automatikisht, kurse kombëtaret do të garojnë për 23 vende të tjera.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.