“EURO 2020” Ajeti: Danimarka, befasia e madhe e gjysmëfinales NULL NULL 04.07.2021 18:24 04.07.2021 18:24 Kampionati Evropian i Futbollit po shkon drejt finalizimit, me çiftet gjysmëfinalet të përcaktuara: Angli-Danimarkë dhe Itali-Spanjë. Gazetari i Klan Kosova Jon Ajeti thotë për moderatorët Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, se befasia më e madhe e kësaj gjysmëfinaleje është Danimarka dhe se Italia dhe Anglia janë ekipet e preferuara në Kosovë. “Befasia më e madhe e gjysmëfinales është Danimarka. Nuk besoj që e ka pritur. Kombëtaret e tjera kanë qenë të pritura, duke parë dhe mungesën e Holandës, që është menduar të shkojë shumë larg në kampionat. Këto tre ekipe kanë qenë favorite, sidomos Italia dhe Anglia ndiqen shumë. Ka shumë fansa. Ka organizime në kryeqytet. Në qendër është organizuar me një ekran shumë të madh, ashtu sikur në Tiranë. E mira është se pas një kohe të gjatë njerëzit, shikojnë ndeshjen e futbollit bashkë”, pohon gazetari për “Sport Magazinë 2020”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.