Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Euro 2016: Policia e Parisit do që t’i mbyllë zonat e tifozëve

NULL NULL
02.06.2016 18:04

Shefi i policisë franceze është i pirur për të mbyllur një zonë të tifozëve me kapacitet prej 90 mijë vetave.

Krejt kjo do të bëhej gjatë kampionatit evropian Franca 2016, raporton  Agjencia Franceze e Lajmeve.

Ka qenë ministri i mbrojtjes franceze, Michel Cadot i cili ka përmendur një lodhje të policisë nga kërcënimet terroriste.

Parisi do të jetë njëri nga dhjetë qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e evropianit, nga java tjetër.

Ka qenë edhe SHBA që ka tërhequr vërejtjen shtetasve të vet që të mos udhëtojnë drejt Francës, pasi ky vend mund të jetë cak i terroristëve.

Çdo takim që do të zhvillohet do të transmetohet në një zonë të tifozëve e cila preferohet që të mbyllet, veçanërisht në dy stadiumet e Parisit, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.