Euro, 13 pikë më e ulët se vitin e kaluar NULL NULL 02.06.2024 18:05 02.06.2024 18:05 Foto nga AP Euro është dobësuar me ritme të forta kundrejt lekut. Për dy muaj me radhë monedha evropiane ka qëndruar në kufijtë e 100 lekëve. Ky është një nivel gati 13 pikë më i ulët nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë gjatë muajve prill maj euro është këmbyer me 112 -113 lekë, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. Në dy ditët e para të qershorit është vënë re një tendencë e lehte forcimi i euros duke prekur nivelin e 101 lekëve. Por përsëri mbetet rreth 8 pikë më e ulët krahasuar me një vit më parë. Forcimi i monedhës vendase kundrejt euros që prej fillimit të vitit të kaluar, konsiderohet nga Banka e Shqipërisë si një normalitet i ri. Në raportin e fundit të politikës monetare Banka e Shqipërisë thekson ky mbiçmim është në linjë me sjelljen sezonale të kursit, por mbiçmimi i vërejtur gjatë katër muajve të parë të këtij viti ishte më i ulët se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.