Eulex mbështetë LGBT, ngre flamurin Ylber NULL NULL 16.05.2015 11:34 16.05.2015 11:34 Misioni i Eulex do të tregojë përkushtimin pë ruajtjen dhe njohjen e të drejtave të secilit; për të qenë ndryshe dhe për t'u respektuar për këtë, për t'u trajtuar si i barabartë. Më datën 17 të këtij muaji, në objektin e ish-Farmedit, Eulex do të ngrejë flamurin Ylber për të shënuar ditën ndërkombëtare kundër homofobisë. “Në këtë ditë ne e kremtojmë diversitetin dhe e shprehim përkrahje për angazhimet e personave Lezbikë, Homoseksualë, Biseksualë dhe Transgjinorë në mbarë botën për t’i gëzuar liritë e tyre pa paragjykim apo frikë “, tha Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX. Të drejtat për “LHBT” (“LGBT”) janë pjesë e kritereve politike të Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Secili vend që aspiron t’i bashkohet BE-së duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij. Duke qenë pjesë e vlerave thelbësore të BE-së për tolerancën, kundër diskriminimit dhe barazinë, të drejtat e “LHBT” janë pjesë e kornizës ligjore të BE-së për parandalimin e diskriminimit. Kjo është edhe arsyeja e ngritjes të flamurit Ylber; pra demostrimi i vlerave thelbësore, si trajtimi i barabartë, toleranca e respektimi i diversitetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë