EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv NULL NULL 16.06.2025 22:50 16.06.2025 22:50 EULEX. Foto: Arkiv Presidenca ka njoftuar se sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, i është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX-it në Kosovë. Në njoftim thuhet se në letrën e saj, e para e shtetit, Vjosa Osmani, ka theksuar se ky mandat pa fuqi ekzekutive mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies. “Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj.Kaja Kallas, ndër të tjera, Presidentja Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, bëhet e ditur se Osmani i ka kërkuar Kallasit që të gjitha aktivitetet e EULEX-t të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025