Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EULEX i jep 83 mijë euro si shpërblim për personat që japin informacione lidhur me vrasjen e zyrtarit të tyre në vitin 2013

NULL NULL
19.09.2021 14:54

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kujtuar sot në tetë vjetorin e vdekjes zyrtarin e tyre, Audrius Senavicius, i cili ishte vrarë në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, EULEX shkruan se të ndjerin e kujtojnë dhe shprehin keqardhje për familjen e tyre.

“Ishte e enjte 19 shtator 2013, kur kolegu ynë Audrius Senavicius u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij”.

Misioni i EULEX ka shkruar se kush ka informacione lidhur me vdekjen e zyrtarit të tyre ata si shpërblim do t’i ofrojnë 82 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 eurove për informatat që do të mundësojnë arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose vizitoni faqen tonë të internetit https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,57“, shkruhet në njoftimin e EULEX-it.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.