Eto’o dënohet me rreth dy vjet burgim NULL NULL 20.06.2022 21:48 20.06.2022 21:48 Ish-futbollisti i Barcelonës Samuel Eto’o, është dënuar 22 muaj burgim. Kjo për shkak të mashtrimit me deklarimin e taksave. Eto’o siç raportohet nuk i ka deklaruar mbi 3 milionë e 800 mijë euro, nga viti 2006 deri në vitin 2009. Para gjykatës kamerunasi e ka pranuar fajin. Por, në deklaratën e tij ai ka thënë se mashtrimi ka ndodhur për shkak të ish-përfaqësuesit të tij. Ish-futbollisti ngriti një padi kundër ish-përfaqësuesit të tij për mashtrim dhe shpërdorimi në menaxhimin e pasurive të tij, një çështje që është ende në fazën e hetimit, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv. “I njoh faktet dhe do të paguaj, por le të dihet që atëherë isha fëmijë dhe se bëja gjithmonë atë që më kërkonte ‘babai’”.