“Brruti te Shqipëria”, Shakohoxha: Toverlani dha deklarata të rënda (VIDEO) NULL NULL 10.03.2025 01:09 10.03.2025 01:09 Kalimi i futbollistit të Malishevës, Etnik Brruti, te kombëtarja e Shqipërisë, zgjoi reagime të shumta në Kosovë. Madje, trajneri i reprezentacionit kosovar U-21, Afrim Toverlani, e quajti tradhëti veprimin e lojtarit. Lidhur me linçimet e tilla, në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, gazetari dhe komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha, deklaroi se selektori Toverlani, u shpreh shumë rëndë. “Unë nuk i shoh gjërat kaq të rënda. Nuk mund t’i thuash jopatriot, djalit të një buri që ka luftu për çlirimin e Kosovës”, deklaroi Shako. “Deklarata e Afrim Toverlanit, ishte e rëndë. Po bëhet fjalë për një djalosh që e ka emrin Etnik, nuk e ka as Hans e as James”, ka shtuar gazetari Shakohoxha. Për më shumë detaje, shikojeni sekuencën e ndarë nga emisioni, përmes linkut të mëposhtëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 3 days