Etapë e re e bashkëpunimit Kosovë – Gjermani NULL NULL 05.03.2018 16:32 05.03.2018 16:32 Gjermania e Kosova nga sot do të fillojnë një etapë të re të bashkëpunimit ekonomik. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur ka nënshkruar, bashkë me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, një memorandum ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, në Komunën e Prizrenit, njofton Klan Kosova. “Ka filluar një etapë e re e bashkëpunimit Kosovë – Gjermani, që pasohet nga bashkëpunimi i trupave paqeruajtëse gjermanë”, ka thënë Haradinaj. “Bashkëpunim në të gjitha fushat, veçanërisht në atë ekonomike”. Shumë i kënaqur me këtë etapë të re bashkëpunimi është shprehur edhe diplomati gjerman. “Sot nënshkruajmë edhe deklaratën e qëllimeve të përbashkëta dhe tani edhe praktikisht fillon implementimi”, tha Heldt. “Kjo është mundësi për ekonominë dhe mirëqenien e popullatës. Është një projekt i mrekullueshëm dhe jam i lumtur dhe gëzohem për punën që është para nesh”. klankosova.tv