Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 policë (PAMJE) NULL NULL 02.12.2024 23:04 02.12.2024 23:04 Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë njoftoi se 21 policë janë plagosur gjatë përplasjeve, ndërsa presidentja Salome Zourabichvili, e cila mbështet opozitën e Koalicionit për Ndryshim, deklaroi se protestuesit janë dhunuar nga policia gjatë qëndrimit në paraburgim. Ajo citoi avokatët që raportojnë se shumica e protestuesve të arrestuar kanë pësuar plagë të rënda, transmeton klankosova.tv. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të paktën 44 persona – përfshirë 27 protestues, 16 policë dhe një përfaqësues të medias – u shtruan në spital pas përplasjeve të dhunshme. Incidentet e fundit pasuan përplasjet e së enjtes mbrëma, ku 32 policë mbetën të plagosur dhe 43 protestues u arrestuan. Demonstratat nisën pasi kryeministri i partisë në pushtet Georgia Dream, Irakli Kobakhidze, shpalli shtyrjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2028. Kobakhidze e justifikoi vendimin duke akuzuar BE-në për “shantazh,” pasi ky institucion kishte pezulluar statusin e kandidaturës së Gjeorgjisë dhe kishte ndërprerë ndihmat financiare, duke reaguar ndaj miratimit të një ligji të debatueshëm për “ndikimin e huaj” në maj. Ligji detyron OJQ-të dhe mediat që marrin më shumë se 20% të financimit nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj, çka ka shkaktuar kritika të ashpra ndërkombëtare. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët e Gjeorgjisë vazhdojnë të kërkojnë llogaridhënie nga qeveria dhe rifillimin e kursit pro-evropian të vendit.