Është tërhequr çmimi më i madh i lotarisë ndonjëherë – fituesi mori më shumë se dy miliardë dollarë NULL NULL 08.11.2022 21:26 08.11.2022 21:26 Bileta e vetme fituese për xhekpotin rekord prej 2.04 miliardë dollarësh të lotarisë “Powerball”, u shit në Altadena, Kaliforni, duke e bërë pronarin me fat të biletës, fituesin e çmimit më të madh të lotarisë ndonjëherë. Numrat fitues, të shpallur të martën në mëngjes pas shtyrjes së shortit të së hënës mbrëma, ishin 10, 33, 41, 47, 56 dhe numri i “Powerball” ishte 10. Shanset që një person të godiste të gjithë numrat ishin 1 në 292.2 milionë, thanë ata. Xhekpoti ishte një rekord prej 1.9 miliardë dollarësh, por ishte rritur në 2.04 miliardë dollarë deri në kohën e shortit, “duke e bërë atë fitimin më të madh të lotarisë në botë”, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv. Xhekpoti më i madh i “Powerball”, i fituar ndonjëherë, ishte në vitin 2016, kur tre fitues me fat ndanë 1.586 miliardë dollarë në fitime. Secili mori pjesën e tij të çmimit, i cili arriti në 983.5 milionë dollarë. /Klankosova.tv