Escobari do të pritet edhe nga Kurti NULL NULL 16.03.2023 21:19 16.03.2023 21:19 Gabriel Escobar dhe Albin Kurti Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të takojë nesër të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Zyra e Kryeministrit bën të ditur se ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:00, përcjell Klankosova.tv. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim. Ndryshe, Escobar nesër pritet që të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, takim ky që do të nis në ora 09:00 dhe nga ora 10:20 do të takojë edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë