Escobar: Vuçiq e ka përkrahjen e SHBA-së, për aq sa e ndjek rrugën evropiane NULL NULL 25.10.2021 20:55 25.10.2021 20:55 Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për çështjet në Evropë dhe Euroazi, ka thënë se marrëdhëniet e Amerikës me Serbinë nuk janë sa të mirë as të këqija. “Marrëdhëniet tona janë të komplikuara”, është shprehur ai për AlJazeera, transmeton Klankosova.tv. “Shpresoj që ky ‘partneritet në zhvillim’ që e kemi do të jetë në gjendje që ta ndikojë stabilitetin në rajon”. Përndryshe, Escobar është shprehur se “SHBA mbështet Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqq, për aq sa ai ndjek rrugën evropiane”. Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për situatën në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka thënë se atje nuk do të ketë luftë të re. “S’e di pse njerëzit po flasin për luftë, duhet të flitet për zhvillim ekonomik”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025