Escobar flet për dinarin: Lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja NULL NULL 13.02.2024 10:37 13.02.2024 10:37 Foto: Arkiv, Gabriel Escobar, i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor I Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën e fundit pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, por edhe planin për zbatimin e tij brenda tre muajsh. Ai ka thënë se lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja. “Kemi qenë shumë të qartë që çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe t’u komunikohen me kohë dhe të njoftohen qytetarët e prekur”, ka thënë Escobar për Tanjug, transmeton KlanKosova.tv. “Ne jemi gati për t’i ndihmuar të dyja palët për ta zgjidhur këtë çështje. Ata duhen të kthehen në dialog dhe t’i respektojnë marrëveshjet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 12 minuta më parë
Kosova “Thyerje të brinjëve”, mjeku flet për gjendjen e njërit prej policëve të vetaksidentuar në veri 6 orë më parë