Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ermonela Jaho shkëlqen në Londër (VIDEO)

NULL NULL
01.04.2017 17:20

Butterfly e së enjtes në Royal Opera House në Lodër u transmetua direkt në mbi 1500 kinema në rolin e Cio Cio San me divën shqiptare Ermonela Jaho.

Sopranoja shqiptare u ndoq kështu në 35 shtete të botës, duke lajmëruar edhe vetë fansat e saj në llogarinë zyrtare në Facebook.

Kanë qenë të shumta komentet dhe cilësimet për pas kësaj përfonamce.

Gazeta britanike online “The Indipendet”, e ka quajtur atë Butterfly më të mirë që ka parë Londra ndër vite.

Ndërsa Michael Church tha se Jaho është një soprano që me elektrizuese.

Kurse Financial Times shkruan se Jaho bëri një shfaqje shumë emocionale.

Bashkë me suksesin ndërkombëtar, për sopranon të shumta kanë qenë urimet për krenarinë që i solli Shqipërisë e shqiptarëve.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme