Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ermali nuk do që vajza t’i bëhet këngëtare

NULL NULL
26.11.2016 21:33

Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Thumb”, në rubrikën e intervistës, me dy gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Ditët e fundit, këngëtari i njohur ka postuar klipin e ri me titull “Ai nuk ka me t’dasht si unë”, duke ardhur edhe njëherë me stilin e  viteve të para të karrierës. Përveçse për muzikën, këngëtari ka folur edhe për rolin e tij si prind dhe marrëdhënien me fëmijët. Gazetaret e kanë pyetur nëse njëri prej tyre e ka trashëguar talentin e tij. Fejzullahu ka treguar se vajza e tij  e madhe është shumë e talentuar, madje u ka treguar edhe një këngë të cilën ajo ka interpretuar.

“Vajza e madhe ka shumë prirje për muzikë. Është shumë e talentuar, edhe pse është 5 vjeçe”,- është shprehur ai teksa ka treguar një regjistrim ku vajza e tij këndonte “Faded”.

Por duket se Ermalit nuk i pëlqen shumë që e bija të bëhet këngëtare në të ardhmen.

“S’kam pasur qejf asnjëherë që të bëhet këngëtare vajza. Por ajo është shumë e talentuar”,- ka shtuar këngëtari./blitz.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.