Ermal Hasimja, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës? NULL NULL 01.10.2025 22:27 01.10.2025 22:27 Politologu Ermal Hasimja u shpreh se e dinte që emri i tij diskutohej si kandidat për bashkinë e Tiranës, por biseda nuk kishte shkuar deri tek ideja e propozimit. Në një prononcim për “Ora News”, ai tha se nuk e ka pritur këtë propozim potencial. “E dija që emri diskutohej, flitej, por me thënë të vërtetën nuk është se ishte shkuar biseda deri tek ideja e propozimit”, tha Hasimja. Ai tha se ka miq në partitë opozitare dhe me ta e ka diskutuar si ide kandidaturën e tij potenciale. “Por me thënë të vërtetën nuk është se e kam marrë ndonjëherë shumë seriozisht sepse është diçka që për nga vetë pesha që ka, nuk është e lehtë ta marrësh si nismë, si ide, që ta mendosh veten aty”. “Sepse kjo është vetëm pjesa që ti bën se pastaj është gjithë pjesa tjetër e mekanizmit që nuk varet fare nga ty. E dija që diskutohej dhe që flitej por nuk është se e kam pritur”, deklaroi politologu Hasimja.