Eriksen po stërvitet me klubin e tij të fëmijërisë në Danimarkë NULL NULL 02.12.2021 18:04 02.12.2021 18:04 Christian Eriksen është parë duke u stërvitur me skuadrën daneze Odense, përderisa po përgatitet për një rikthim në futboll. Mesfushori i Interit ka qenë jashtë fushës që kur pësoi arrest kardiak në Euro 2020 dhe nuk lejohet të luajë në Itali, përderisa ka ende një defibrilator të vendosur në zemrën e tij. Një huazim i lojtarit në janar është përfolur dhe ndoshta për t’u përgatitur për këtë, Eriksen është kthyer në vendlindjen e tij në Danimarkë dhe ka punuar me një trajner personal në fushën e klubit të tij të fëmijërisë. Eriksen është fokusuar kryesisht në kardio, por ka zhvilluar shumë seanca private me një top, raporton 90Min, transmeton Klankosova.tv. Sa i përket të ardhmes, nga Eriksen nuk ka pasur asnjë fjalë se çfarë po planifikon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.