Erik ten Hagu…qëndron NULL NULL 11.06.2024 23:39 11.06.2024 23:39 Manchester Unitedi ka vendosur që ta mbajë Erik ten Hagun. Sky Sports ka raportuar që bordi ka vendosur t’i besojë holandezit pavarësisht një sezoni dëshpërues për sa i përket performancës në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Ten Hagu megjithatë arriti ta fitojë FA Cup-ën, teksa argumenti i tij kryesor për nënpërformim sezonin e kaluar kanë qenë lëndimet e shpeshta të lojtarëve titullarë.