Erdogani uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës NULL NULL 17.02.2025 19:03 17.02.2025 19:03 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga homologu I saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Erdogani i ka shprehur Osmanit dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve. Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Presidenti Erdogan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë./Klankosova.tv.