Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogani, Putinit: “Mos luaj me zjarrin”

NULL NULL
28.11.2015 13:24

Presidenti turk, Tayyip Erdogon e ka paralajmëruar Presidentin rus, Vladimir Putin që të mos “luaj me zjarr”

Erdogon gjithashtu është shprehur se dëshiron ta takojë “ballë për ballë” Putinin, që të bisedojë pas situatës që është krijuar pas sulmeve të Parisit, transmeton Klan Kosova.

Kurse Putin, dëshiron një kërkim falje nga Turqia përpara se të takohet me Erdoganin.

Rusia ka pezulluar marrëveshjen e lëvizjes së lirë pa viza të turqëve për në Rusi.

Marëdhëniet turko-ruse janë acaruar sidomos pas ditës së martë, kur Turqia ka rrëzuar një avion rus.

Zyrtarët turq kanë thënë se avioni ishte në hapësirën ajrore të Turqisë dhe se ishin paralajmëruar 10 herë përpara se ta rrëzonin.

Kurse rusët janë shprehur se avioni ishte në hapësirën ajrore siriane, e madje një prej pilotëve që ka mbijetuar është shprehur se turqit nuk i kishin paralajmëruar përpara se ta rrëzonin avionin.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.