Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogan zë në gojë Kosovën, ashtu sikur Trump – Çka thanë liderët? (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 23:28

Gazetari Urall Boshnjaku në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me samitin e NATO-së që u mbajt në Hagë të Holandës.

Boshnjaku tha se gjëja më e rëndësishme në këtë samit ishte përgjigja e presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili u deklarua se KFOR-i turk në Kosovë ndodhen për paqe dhe siguri.

Ai ritheksoi se NATO-ja këtë samit e mbajti nën moton për dy vendim kryesore, vendimi parë ishte ngritja e buxhetit ndërsa vendimi i dytë kishte të bënte me Ukrainën.

“Gjëja më e rëndësishme që u tha për Kosovën është kjo që deklaroi presidenti Erdogan në pyetjen time në cilësinë e gazetarit Mitropol dhe Klan Kosova, të cilin e pyeta këtu ekskluzivisht në lidhje me qëndrimet e tij për zhvillimet e fundit të sigurisë në veriun e Kosovës sidomos pas rastit të Banjskës dhe për planet e Turqisë në raport me KFOR-in në Kosovë”, tha ai.

Boshnjaku tha se Trumpi “i kurseu liderët evropian nga kritikat”, pasi ata ia plotësuan dëshirën për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.

“Trump është kontraversial por kësaj here gjithçka shkoi përsë mbari, pasi liderët evropian iu përmbajtën dëshirës së Trumpit dhe ia përmbushën dëshirën me zotimin e tyre me rritjen e  kapaciteteve të mbrojtjes”

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.