Erdogan uron xhaminë e Shushicës me video-lidhje NULL NULL 07.05.2015 12:41 07.05.2015 12:41 Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan u bë të enjten pjesë e ceremonisë inauguruese të Xhamisë së Mehmet Akif Ersoj në fshatin Shushicë të Istogut. Prania e kreut të shtetit turk në këtë përurim u bë i mundur falë realizimit të një video lidhjeje përmes së cilës Erdogan i uroi banorët e këtij fshati për xhaminë e re. Në këtë ceremoni morrën pjesë edhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, Ministri i Ambientit, Ferid Agani si dhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Edhe ky i fundit e falenderoi direkt presidentin turk për restaurimin e këtij objekti fetar si dhe ndihmën e vazhdueshme që shtetit i tij i ka dhënë Kosovës. Xhamia e Mehmet Akif Ersoj ishte ndërtuar më 1861 ndërsa ishte djegur më 04 prill të vitit 1999.Restaurimi i saj u bë nga Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.