Erdogan në Japoni për samitin e G20 NULL NULL 27.06.2019 10:55 27.06.2019 10:55 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në qytetin Osaka të Japonisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-tës që do të fillojë nesër. Në Aeroportin Kansai, presidenti u prit nga zëvendësministri i Jashtëm i Japonisë, Kenji Yamada, ambasadori i Turqisë në Tokio, Murat Mercan dhe zyrtarë të tjerë. Gjatë qëndrimit të tij në Osaka, Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, shefi i komunikimeve i Presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın, shkruan AA, përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati Hoxha flet për rastin e të riut në Lipjan: Policia nuk është për të dhënë drejtësi në rrugë (VIDEO) 16 minuta më parë