Erdogan: Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reformohet NULL NULL 09.12.2023 16:26 09.12.2023 16:26 Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të reformohet, duke dënuar faktin se ShBA-ja mund të vërë veton ndaj propozimit të armëpushimit për Gazën, pavarësisht mbështetjes së madhe nga vendet e tjera. “Kërkesa e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushim refuzohet vetëm nga vetoja e ShBA-së. A është kjo drejtësi?”, tha Erdogan në një konferencë për të drejtat e njeriut në Stamboll. “Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reformohet”, theksoi ai. Tutje kreu i Turqisë shtoi se “ne kemi humbur shpresat dhe pritjet tona nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 1 orë më parë