Erdogan ka karrige vetëm për burrat (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 08.04.2021 20:55 nga Iliri Pireva 08.04.2021 20:55 Mbetja në këmbë e drejtueses më të fuqishme të Bashkimit Europian në vizitën e saj në Ankara u pa si skandal i madh diplomatik. E në një situatë të sikletshme si të Ursula Von der Leyen pati mbetur edhe një grua tjetër nga Bashkimi Evropian. E habitur për mos vendosjen e një ulëse pranë asaj të president turk, Rexhep Taip Erdogan ishte ndjerë gjatë viti 2019 edhe komisionerja evropiane, suedezja, YIva Johanson. Duke mos pas zgjidhje tjetër, edhe Jonansonu pati ulur në divanin larg burrave, që u vendosen në krye të dhomës së vizitave. Por karrige të bollshme ka në sallën e dhomës presidenciale sa herë që aty janë për vizitë vetëm burrat. Kjo si në rastin kur Presidenti i Këshillit Europian, Charls Michell u shoqërua nga Josef Borell. Atë botë u vendosën edhe nga tre karrige pranë asaj të Erdogan. Pavarësisht këtyre fakteve, drejtuesit nga Turqia thonë se respektuan protokolin shtetëror sipas kërkesave të Bashkimit Europian. Megjithatë, për një nivel të njëjtë të përfaqësimit nga Brukseli, 6 vjet më parë, Erdogan kishte karrige vetëm për burrat. Kjo u pa kur në vizitë ishkuan ish-Presidenti i Këshillit Evropian – Donald Tusk – dhe Presidenti i Komisionit Evropian – Jean-Claude Juncker, paraardhësi i Von der Leyen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025