Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s NULL NULL 30.06.2022 16:49 30.06.2022 16:49 Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u ka kërkuar Suedisë dhe Finlandës të respektojnë një marrëveshje që nënshkruan me Ankaranë, në mënyrë që të fitojnë mbështetjen e saj për anëtarësimin e tyre në NATO. Ai tha se marrëveshja duhet të zbatohet plotësisht, përndryshe ratifikimi i ofertave të anëtarësimit të palës nuk do t’i dërgohet parlamentit turk, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ne kemi theksuar fuqishëm mesazhin se presim solidaritet të vërtetë nga aleatët tanë, jo vetëm me fjalë por edhe me veprime,” u tha Erdogan gazetarëve në samitin e NATO-s. Ai përmendi një zotim të Stokholmit për ekstradimin e 73 “terroristëve” si pjesë e premtimeve të bëra ndaj Ankarasë dhe e përshkroi nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe si njohje të ndjeshmërisë së qeverisë së tij rreth “terrorizmit” dhe një “fitore diplomatike” për Turqinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29/03/2024