Erdogan e Putin flasin në telefon për bashkëpunim kundër Covid-19 NULL NULL 18.05.2020 16:35 18.05.2020 16:35 Presidenti turk dhe ai rus kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në luftën kundër pandemisë Covid-19. Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin diskutuan gjithashtu hapat që do të merren pas pandemisë, si dhe marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht Sirinë, tha Drejtoria e Komunikimit e Turqisë në një deklaratë, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova Biseda u zhvillua në sot në 14:30 në mesditë.