Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogani do që të zgjerojë bashkëpunimin tregtar me Rusinë

NULL NULL
24.11.2024 16:55
Recept Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin
Recept Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se ka dëshirë të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

“Presidenti Erdogan ka deklaruar se ai synon rritjen e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Rusisë në disa drejtime, përfshirë zgjerimin e volumit tregtar”, ka thënë Presidenca turke përmes një deklarate, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse ka qenë e shpejtë në dënimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, Turqia mban qëndrim neutral për këtë konflikt rreth trevjeçar, dhe nuk i ka ndjekur politikat e Perëndimit për vendosje të sanksioneve kundër Moskës.

lajme të ngjashme