Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, shpresojmë të mos ketë ndonjë problem NULL NULL 25.06.2025 18:26 25.06.2025 18:26 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Samitin e NATO-s në Hagë. Foto: AP Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk në vend. Erdogani tha se pjesëtarët e KFOR-it turk janë në rajonin e Ballkanit Perëndimor “për paqe dhe qetësi”, teksa shtoi se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, shpreson të mos ketë ndonjë problem. “Siç e dini, KFOR-i turk është në rajon. Pse është në rajon? Për paqe, për qetësi, dhe përderisa ne jemi atje, dhashtë Zoti të mos kemi probleme atje”, deklaroi Erdogani në konferencën me media pas samitit të NATO-s në Hagë, teksa u pyet për situatën në veri të vendit nga një gazetar i Kosovës, transmeton Klankosova.tv. I pari i shtetit turk mori pjesë në Samitin e NATO-s i cili u mbajt në Hagë të Holandës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 31 minuta më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 4 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 6 orë më parë