Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Erdhi në gjendje septike, plot qelb…”, flasin mjekët që e pranuan Adnan Mulecin në QKUK (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 19.06.2025 19:44

Një trajtim i pakujdesshëm mjekësor dyshohet se solli vdekjen e Adnan Mulecit, 31-vjeçarit nga Peja për vetëm pesë ditë, pasi mjekët në trupin e tij vendosen një qese në vend të zorrës, e cila iu hoq me pretendimin se kishte kancer.

Për këtë, familja Muleci po akuzon kirurgun Bujar Vrella se neglizhoi të birin e tyre, dhe këto ankesa ata i kanë dërguar deri në gjykatë. Por, ka kaluar një vit i plotë nga vdekja e të riut dhe Prokuroria Themelore në Pejë ende nuk e ka konkretizuar aktakuzën e saj.

Kjo, pasi sipas deklaratave të familjes, përgjigjja që kanë marrë është se nuk ka prova të mjaftueshme për të vazhduar procesin.

KIKS Kosova ka siguruar dosjen e plotë me deklarimet e mjekëve të QKUK-së që trajtuan Adnan Mulecin, pas transferimit nga spitali i Pejës.

Këto dëshmi tregojnë qartë gjendjen e rëndë në të cilën ai ishte dërguar në QKUK.

Kirurgu Lulzim Salihu, në deklaratën e tij, ka pohuar se 31-vjeçari ishte pranuar në gjendje tejet të rënduar.

Tutje në deklarimin e tij për Policinë e Kosovës, kirurgu Salihu tregon se gjendja e Mulecit si e tillë erdhi si pasojë e infeksionit nga jashtëqitja dhe gjendjes së rëndë të tij.

Se Adnani u dërgua në QKUK nga Spitali i Pejës në gjendje septike, e tha në deklarim edhe specialisti i anesteziologjisë, i cili e trajtoi 31-vjeçarin në mjekimin intensiv.

Sipas familjes Muleci, pikërisht këto deklarime të mjekëve dëshmojnë për gjendjen e rëndë të Adnanit në të cilën e solli, sipas tyre, trajtimi i pandërgjegjshëm i kirurgut Bujar Vrella.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.