Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Era Istrefi: Kam origjinalitetin tim, nuk kopjoj askënd

NULL NULL
01.06.2016 23:15

Këngëtarja Era Istrefi, është ajo për të cilën çdo ditë pothuajse debatohet në mediat rozë si në vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Kjo përshkak të këngës së saj ‘’Bonbon’’, e cila tashmë e bëri Erën të njohur në mbarë globin, njofton Klan Kosova. Megjithatë ajo para ca ditësh qëndroi në Francë e që nuk munguan aspak edhe performancat e saj të mrekullueshme live para publikut të gjerë.

Por gjatë kësaj kohe, këngëtarja në fjalë kishte zhvilluar edhe një intervistë për francezen Staragora, e që në të zbuloi mjaft detaje të jetës së saj dhe gjithë rrugëtimit të saj drejt suksesit, njofton Klan Kosova.

Artistja Era, u pyet për krahasimet që i janë bërë me yjet Rihanna, Rita Ora e Sia-n poashtu, e që e cila mohoi pretendimet që ajo është duke kopjuar dikë pasi që tha se bart në vete origjinalitetin e saj.

‘’ Unë kam personalitetin tim, origjinalitetin tim. Unë kam lirinë për t’u ndikuar dhe frymëzuar nga këngëtarët e tjera femra, por unë nuk mund të kopjoj askënd. Të thuhet se unë kopjoj Rihanna-n është mosrespekteuese.’’

Era Istrefi, duke iu referuar pyetjeve të cilat iu ishin parashtruar, tha se qysh si fëmijë adhuronte muzikën xhamajkane dhe se frymëzimin e saj për të qenë e suksesshme e mori nga familja e saj.

‘’ Unë vijë nga një familje artistike: Nëna ime ishte një këngëtare dhe babai im ishte një aktor dhe gazetar. Nëna ime zbuloi talentin tim qysh kur unë isha një vjeçare.’’

Veç tjerash Era tregoi gjithashtu se dëgjon rryma të ndryshme të muzikës shpesh madje edhe vallëzon me tingujt e R’n’B, por dha një detaj ku tha se ‘’në moshën 16 vjeçare unë rash në dashuri me muzikën xhamajakane’’ e që frymëzimi më i madh i saj është Vybz Kartel, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja nga Kosova, për francezen Staragora tregoi edhe për temën që trajtohet në këngën ‘’Bonbon’’ ku tha se aty flitet për të gjitha vajzat e dëshpëruara e qe kanë nevojë për dikë që të ndjehen më mirë por tha se ”nuk kisha qëllime të diskriminohen meshkujt”.

‘’Unë kam kërkuar për të rivendosur besimin e tyre në vetvete, prandaj shkruajta këtë këngë për të nxjerrë në pah fuqinë e grave’’

Sipas Erës, ambienti në të cilin edhe u xhirua klipi ishte detaj për të cilin u vendos spontanisht, pasi që këngëtarja tha se nuk kishte planifikuar që në klip të kishte vetëm borë, është çdo gjë meritë e Nënës Natyrë, shkruan Staragora, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.