Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Era e rëndë pamundëson shfaqjen e baletit në teatër (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 10.06.2022 22:03

Shfaqja “Concerto Con Brio & Untitled”, që ishte paralajmëruar të mbahej në mbrëmjen e së enjtes, dështoi.

Kjo pasi që në skenë kundërmonte erë e rëndë.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kushtrim Sheremeti, tha se një gjë e tillë ka ndodhur pasi që kanë shpërthyer kanalet e ujërave të zeza, si pasojë e reshjeve të shiut, njofton Klan Kosova.

Ndërsa nga Ministria e Kulturës bënë të ditur se nga raporti i vlerësimit që është bërë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, ndërhyrjet emergjente nuk janë të mjaftueshme për rinovimin e këtij institucioni kulturor, ndaj është vendosur për ndërhyrje të tërësishme.

Por, kur do të bëhet një gjë e tillë nuk dihet, pasi që ende është duke u hartuar projekti.

lajme të ngjashme