Epërsi e thellë e Pejës në çerekun e parë NULL NULL 24.04.2025 19:21 24.04.2025 19:21 Peja është duke triumfuar bindshëm në çerekun e parë ndaj Bashkimit, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale e cila po zhvillohet në palestrën “Karagaqi” në Pejë. 10 minutat e para përfunduan me rezultat 26:11, plot 15 pikë epërsi në favor të vendasve. Sonte Peja është në kërkim të barazimit të serisë 1:1, pasi në ndeshjen e parë kishin humbur ndaj prizrenasve. Se a do të arrijnë të revanshohen, mbetet të shihet pas përfundimit të ndeshjes, njofton Klankosova.tv. Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion.