Enver Kosumi, laureohet nga KCSF me çmimin për Demokraci NULL NULL 10.06.2025 18:15 10.06.2025 18:15 Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile i ndau sot Çmimin për Demokraci 2024, Enver Kosumit, për kontributin e tij në demokratizimin e shoqërisë kosovare. Kosumi tha se ky çmim është dëshmi se kur njerëzit bashkohen me qëllim të pastër dhe me zemër të madhe, ndryshimi ndodh dhe jo vetëm në letër, por sipas tij, në jetën e përditshme të atyre që më së shumti kanë nevojë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Dren Puka, drejtor ekzekutiv i KCSF-së ka theksuar se përmes Çmimit për Demokraci, synohet të jepet një mesazh i fortë dhe një jehonë publike për aktivizmin qytetar. Ndërkaq, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar se zëri i personave me aftësi të kufizuara duhet të dëgjohet në forume të ndryshme dhe se qeveritë, shoqëria civile dhe kompanitë munden dhe duhen të punojnë së bashku për të përmirësuar mbrojtjen sociale në shoqëri. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 7 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 7 orë më parë