Enrique: Rival e kemi Atleticon NULL NULL 11.03.2016 14:10 11.03.2016 14:10 Trajneri i skuadrës katalunase e ka pranuar se ai është më i shqetësuar për paraqitjen e skuadrës së Diego Simeone, që ka tetë pikë më pak se skuadra që drejton, sesa për Real Madridin. Luis Enrique ka thënë se është Atletico Madrid, jo Reali, rivali kryesor i Barcelonës për titull. Los Blancos kanë 12 pikë më pak se skuadra nga Camp Nou me 10 ndeshje deri në fund të kampionatit dhe titulli është jashtë mundësive të tyre. Dhe trajneri i Barcelonës nuk e ka lëshuar rastin që të tregojë se ai është më i shqetësuar për rrezikun nga Atletico sesa për atë nga Real Madrid. “Rivali jonë më i madh është Atletico, pastaj Reali”. “Ne kemi marrë atë që kemi merituar, por ende kemi punë për të bërë”.