Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enis Reçica: U supozua që kjo legjislaturë do të kishte energji, por kjo s’u dëshmua (VIDEO)

NULL NULL
10.12.2020 19:00

Gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, që ka përcjellë në vazhdimësi punën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se pavarësisht pritjeve që kjo legjislaturë do të kishte një energji të re një gjë e tillë nuk është dëshmuar.

“Ishte paraparë që pikërisht kjo legjislaturë të ketë një energji më të madhe, pasi kishte një gjeneratë të re në listat zgjedhore qysh në fillim dhe më pas edhe me ndërrimin e Qeverisë Kurti në Qeverinë Hoti ku ministrat u zëvendësuan me disa deputetë të rinj që kryesisht janë gjeneratë e re. Më shumë të tillë kishte në Lëvizjen Vetëvendosje dhe më pak në LDK, derisa AAK-ja vendosi në kabinetin qeveritar disa anëtarë që nuk i kishte pjesë të legjislativit”.

“Kjo energji që u supozua se do të jetë, qysh nga fillimi, nuk është se u dëshmua për krejt këtë kohë pune”.

Reçica, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se pandemia COVID-19 ka ndikuar për të keq në punën e Kuvendit.

“Pandemia ka shkaktuar shumë dëme, pasi kishte mungesa të mëdha. Edhe vet deputetët kanë qenë të infektuar me COVID-19 ku ka pasë raste 20 deputetë kanë qenë të infektuar në të njëjtën kohë dhe kjo e ka pamundësuar votimin e ndonjë ligji. Kjo duke ditur edhe faktin se qeveria aktuale ka pasë 61 vota dhe më pas telashe shkaktoi edhe mungesa e votës së Etem Arifit. Koalicioni qeveritar aktualisht ka 60 vota ku mund të ketë ndonjë deputet të infektuar me COVID-19 ku shohim se nuk ka shumicë parlamentare për të votuar ndonjë ligj”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.