Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Engjejt janë larg” fillon të shfaqet në kinema

NULL NULL
30.04.2017 17:19

Në kinema të Shqipërisë, nga e enjta do të shfaqet filmi i Gjergj Xhuvanit “Engjejt janë larg”, një bashkëprodhim Shqipëri-Kosovë-Itali që nuk shtrihet vetëm në financim, por edhe në aktorë, produksion dhe realizim të përbashkët, transmeton Klan Kosova.

Në mes të luftës së Kosovës sillet historia e fëmijëve të një jetimoreje, drejtuesit të saj Marios, një prift italian dhe Hënës, një ish-prostitute që gjendet aty për kërkimin e vajzës së saj dhe sjell atraksionin midis saj dhe njeriut të Zotit.

“Filmi rrëfen luftën e Kosovës me një trajnim elegant dhe estetik nga Gjergji, parë nga sytë e fëmijëve që për rrethana të caktuara nuk mundën dot të largohen nga Kosova dhe lufta”, thotë producenti Dritan Huqi.

Një histori njerëzore dhe një skenar i bazuar në historinë e vërtetë të luftës dhe fateve që asaj i ranë për pjesë.

“Filmi është në fazë distribucioni në festival. Shpresojmë të ketë publik në kinema”, shton Huqi.

Rinaldo Rocco dhe Teuta Krasniqi janë protagonistët krahas fëmijëve me një interpretim origjinalë.

“Fëmijet i kemi marë me audicione në zonën e Gjakovës dhe Bajram Currit, krahas aktoreve te tjerë si Rocco, Krasniqi, Xhepa, Xhelilaj etj”, rrëfen Huqi, shkruan Top-channel.

lajme të ngjashme