Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Endrit Shala: Tashmë edhe zyrtarisht gjiganti metalurgjik ”Trepça” i takon Kosovës dhe popullit të saj

NULL NULL
08.03.2019 13:44

Ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka thënë se pati privilegjin për të dorëzuar sot çertifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik ‘’Trepça’’ tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Shala ka theksuar se me anë të kësaj çertifikate gjiganti metalurgjik ‘’Trepça’’ tashmë është edhe zyrtarisht e shtetit dhe popullit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Është kënaqësi dhe privilegj që sot pata nderin që bashkë me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, ta dorëzoi certifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik “Trepça” tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Tashmë gjiganti metalurgjik “Trepça” i takon edhe zyrtarisht shtetit dhe popullit të Kosovës ashtu siç i ka takuar gjithmonë. Urime qytetarë të Kosovës dhe punëtorëve të “Trepçës”. E.SH”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.