Ende nuk ka koalicion mes LDK-së e PDK-së në Prishtinë NULL NULL 01.12.2021 18:33 01.12.2021 18:33 Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar për Klan Kosovën se është arritur koalicion mes LDK-së e PDK-së për qeverisje komunale, saktësisht me kryeqytetin. Në pyetjen që i është bërë nga Klan Kosova,”nëse ka një koalicion mes LDK-së që ai përfaqëson dhe PDK-së, në Prishtinë?”, ai është përgjigjur me ”Jo”. Përparim Rama me një ceremoni inauguruese, më 7 dhjetor merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës. Gjithashtu po me këtë datë, do të bëhet betimi i anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës. Ekskluzive: Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës më 7 dhjetor Ndërkohë në një intervistë të tij dhënë gjatë ditës në kanal 10, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nënkryetari i parë i komunës së Prishtinës, do të jetë Alban Zogaj.
Kosova Seferi: Zyrtarët serbë kanë heshtur rreth diskutimeve të sotme në Kosovë për Asociacionin (VIDEO) 26 sekonda më parë
Big Brother VIP Sfida e tapave nga "B52", banorët mbledhin tapa në vlerë prej 590 eurove (VIDEO) 17 minuta më parë
Kosova Ish-polici nis grevën e urisë, kërkon sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës 34 minuta më parë