Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ende i paqartë koalicioni me VV-në në Prizren, drejtorët e LDK-së dalin në punë (VIDEO)

NULL NULL
14.02.2020 20:34

Në Prizren ende është e paqartë situata me koalicionin lokal në mes të Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike.

Kjo pasi një ditë më parë i pari i Prizrenit që vjen nga VV, Mytaher Haskuka, tha se u prish koalicioni me LDK-në në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht deklaratave, Drejtori i Urbanizmit nga LDK, Fatmir Memaj, u doli sot në zyre, ndërsa Mytaher Haskuka nuk qe i gatshëm të flas gjatë të premtes, me arsyetimin se gjithçka që ka pasur, e ka thënë një ditë më herët.

Në anën tjetër nga shoqëria civile thonë se qeverisja lokale pas këtij veprimi, mund të mbetet peng i opozitës për shumë tema, e sidomos për buxhetin.

Kronikë e zgjeruar nga Flamur Gajtani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.