Emri i Ramës në përgjimet e Bild, reagon kryeministri NULL NULL 17.06.2019 16:23 17.06.2019 16:23 Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Twitter, teksa emri i tij ka dalë në përgjimet e publikuara nga Bild mesditën e së hënës. Rama i bën thirrje Prokurorisë që të vijojë intensivisht hetimet, në mënyrë që, siç thotë ai, të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit. “Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, shkruan Rama, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione 4 minuta më parë