Emrat më të bukur të bebeve me origjinë nga deti NULL NULL 12.08.2019 12:30 12.08.2019 12:30 Kushdo që është në pritje të një fëmije, e di shumë mirë që një ndër shqetësimet, por edhe pjesa më e bukur e kësaj periudhe është zgjedhja e emrit. Shumë prindër mendojnë që emri nuk është aspak përcaktues për të ardhmen e një fëmije, kurse të tjerë i kushtojnë rëndësi këtij detaji dhe hartojnë lista të pafundme emrash..sidomos tezet dhe hallat të cilat e kthejnë vendosjen e emrit në një ‘’ luftë të ftohtë’’ midis tyre. Edhe pse çdo ditë e më shumë po i afrohemi vjeshtës, nuk mund të mos mendojmë për stinën që po lëmë pas, për diellin dhe detin. Ky i fundit jo vetëm ka frymëzuar historinë e ‘’Sirenës së vogël’’, por edhe emrat e mëposhtëm, shhkruan përnënat.al, transmeton Klan Kosova. Alisia Emër me origjinë greke. Nënkupton një nimfë që vjen nga deti. Ariel “E fuqishme”. Ëalt Disney e ka përdorur edhe tek filmi “Sirena e detit”. Azura Është inspiruar nga ngjyra e detit. Nëse do ta konvertonim në gjuhën perse do të kishte emrin e një guri të cmuar, zafirit. Doris Është emër me origjinë greke, por edhe emri i një nimfe deti. Glauk Është emri i zotit të deteve që vinte nga e ardhmja. Marina “Është ajo që vjen nga deti”! Morgan Nënkupton plazhin. Oceano Okeano, rrjedh nga mitologjia greke në të cilën ka domethënien e zotit së të gjithë ujërave. Anat Rrjedhë uji. Dylan Djali i detit. Kai Det Irvin Ujë jeshil. Marila Det i shkëlqyeshëm *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.