Emra: Milani favorit, por Dinamo e Zagrebit di të jetë e paparishikueshme (VIDEO) NULL NULL 25.10.2022 21:18 25.10.2022 21:18 Ish-futbollisti Uliks Emra, ka folur para ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin “Maksimir” ku do të përballen Dinamo Zagreb dhe Milan, në kuadër të Champions League. Emra i cili do ta përcjell nga afër lojën tha për Klankosova.tv tha se e sheh Milanin më shumë favorit për të fituar. Por, ai theksoi se ekipi kroat di të jetë i paparishikueshëm. “Gjasat mendoj që më të mëdha i ka Milani. Dinamo di të jetë i paparishikueshëm. Ndonjëherë luajnë aq mirë sa nuk njohin kundërshtarë” – tha Emra për Klankosova.tv Ndeshja Dinamo Zagreb – Milan, nis nga ora 21:00. E para në “San Siro” ka përfunduar me rezultat 3:1 në favor të italianëve. Uliks Emra, ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura në Kosovë si: Liria, Vëllaznimi si dhe Prishtina. Emra ka një karrierë të pasur po ashtu edhe në diplomaci. Ai ka qenë ambasador i Kosovës në Norvegji. Po ashtu ka qenë edhe ushtrues detyre i ambsadorit të Kosovës në Kroaci e edhe zëvendësambasador atje.