Empoli shokon Napolin NULL NULL 20.04.2024 20:50 20.04.2024 20:50 Empoli ka shënuar fitore të rëndësishme për mbijetesë, duke mposhtur kampionin aktual Napolin, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A. Golin e vetëm e realizoi Alberto Cerri, në minutën e 4’, pas asistimi nga Emmanuel Gyasi. Napolitanët u munduan që të rikthehen në lojë duke krijuar raste të shumta, por pa gjetur konkretizimin në gol. Napoli pas humbjes renditet në vendin e tetë me 49 pikë, teksa Empoli në pozitën e 16-të me 31 sosh, duke iu larguar katër pikë vendit të 18-të që dërgon në Serie B.