Empoli i Ardian Ismajlit e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë NULL NULL 26.02.2025 23:26 26.02.2025 23:26 Skuadra e reprezentuesit të Shqipërisë, Ardian Ismajlit, ka arritur ta eliminojë Juventusin nga Kupa e Italisë. Empoli nuk u tremb aspak nga fituesi aktual i këtij trofeu, duke marrë fillimisht avantazhin në minutën e 24 me anë të Youssef Maleh. Ky ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë, teksa “Zonja e Vjetër” arriti të rikthehej në lojë, në fraksionin e dytë, njofton Klankosova.tv. Khephren Thuram barazoi shifrat në minutën e 66-të dhe me rezultat 1-1, përfundoi krejt ndeshja. Gjysmëfinalisti nga ky ballafaqim, doli nga penalltitë, ku mysafirët ishin më të saktë. Dusan Vlahoviq dhe Kenan Yildiz, dështuan të realizojnë nga pika e bardhë, kurse te Empoli, nuk gaboi askush, raporton Klankosova.tv. Ismajli me shokë do ta kërkojnë finalen në dy përballje me Bolognan, kurse në anën tjetër, sfidohen mes vete, Inter dhe Milan.