Emocione të forta sportive iu sjell veç Artmotion NULL NULL 24.03.2025 11:47 24.03.2025 11:47 Platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion, çdo ditë ju sjell përjetime të veçanta sportive. Duke filluar nga futbolli, basketbolli, e thuajse secili sport ekzistues, plot aktivitete vijnë në ekranet televizive. Edhe kjo e hënë vjen speciale, enkas veç për meraklinjtë e sportit. Ora 19:00, koha është e rezervuar për emisionin ekskluziv basketbollistik ASIST. Edicioni i ri i 611-të vjen në kanalin Sport 1 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën. Dhe kjo nuk është e tëra, mos e ndërroni kanalin. Në ora 20:45, të pasionuarit e futbollit do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen Shqipëria – Andorra, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026. Në kanalin Sport 1, kjo superndeshje vjen nën komentimin e Naim Selmanit dhe Arlind Sadikut. Derisa, në Sport 2, Andin Lokaj ju pret në ndeshjen Angli – Letoni./ Klankosova.tv