Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emocion e brohoritje gëzimi në “Fadil Vokrri”, Kosova fiton 2-1 ndaj Islandës

NULL NULL
20.03.2025 22:38

Realizimet e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçajt, i kanë dhënë fitore Kosovës në ballafaqim me Islandën, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Krejt çka arritën këta të fundit të bëjnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte goli i barazimit në pjesën e parë, kur Orri Oskarsson për 1-1, njofton Klankosova.tv.

Ndonëse triumf minimal, rezultati i sotëm i favorizon “Dardanët” për ndeshjen e kthimit, ku edhe barazimi do t’i mjaftonte për t’u ngjitur në Ligën B, edicionin e ardhshëm në UEFA Nations League.

Dueli i dytë do të luhet të dielen në Murcia të Spanjës!

lajme të ngjashme