Emmanuel Macron mbërrin në Tel Aviv NULL NULL 24.10.2023 08:23 24.10.2023 08:23 Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Tel Aviv të martën, treguan pamjet e drejtpërdrejta televizive. Marcon planifikon të shpreh solidaritetin pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe të diskutojë lidhur rreth një zgjidhjeje me dy shtete, tha të hënën një burim i Pallatit Élysée, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Macron pritet të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin izraelit Issac Herzog dhe liderin e opozitës Yair Lapid.